Site icon Telegrafi

Mediat italiane e shohin punë të kryer, Marcelo dhe Zidane në Juventus

Tuttosport ka këtë të mërkurë në ballinë e ka pasur shkrimin e ribashkimit të mundshëm të Marcelos dhe Zidane në Torino.

Gazeta italiane ka shfrytëzuar deklaratat e përfaqësuesit të Nicolas Taglaificos – tani lojtar i Ajaxit – për të vazhduar te Juventusi me transferimin e Marcelos.

“Emri i Tagliaficos është në listën e Real Madridit sepse Marcelo do të shkojë në Juventus, por askush nuk më ka thirrur ende”, ishin fjalët Ricardo Schlieper, agjentit të lojtarit argjentinas të ekipit holandez.

Edhe për trajnerin francez, botimi italian e pagëzon Zidane si “pasuesin e Max Allegrit “. Kjo është për shkak se mentori i trajnerit të Juventusit, Allegri, Giovanni Galeone, tha se strategu ka përfunduar ciklin e qëndrimit në Itali.

Në këtë mënyrë, Zidane do të kthehej në atë që ishte edhe shtëpia e tij, pasi që për pesë sezone luajti në radhët e Bianconerrëve para se Florentino Perez ta transferonte në Real Madrid.

Lexo po ashtu Marcelo në Juventus, Tagliafico në Real Madrid

Pra, ribashkimi midis Marcelos dhe Zidanet do të thotë edhe bashkim i dyshes me Cristiano Ronaldon, ku treshja në sezonet e fundit fituan tri herë rresht titullin e Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, Allegri është raportuar se mund të jetë trajner i ri i skuadrës madrileneve, e cila nuk pritet t’ia besoj edhe për një sezon punën strategut aktual, Santiago Solarit. /Telegrafi/

Exit mobile version