Mediat greke bëjnë të ditur se ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias është ballafaquar me kritika nga kolegët e tij të BE-së në mbledhjen e fundit të Komitetit për politikë të jashtme të BE-së në Luksemburg, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas mediave greke, Kotzias ka pësuar ”sulm metodik verbal të pa precedentë, më së paku joetike për diplomatët evropianë”. Sipas tyre, ministrat e punëve të jashtme të Gjermanisë, Holandës dhe Austrisë, e kanë akuzuar Greqinë për paqëndrueshmërinë e rrezikshme politike që mbretëron në Maqedoni. Ministrat konsiderojnë se ”VETO-ja” greke ndaj Maqedonisë, ka shkaktuar probleme serioze të brendshme në Maqedoni.