Mediat greke vazhdojnë që t’i kushtojnë rëndësi të theksuar çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, çështje kjo që e kabllokuar Maqedoninë në anëtarësimet euro-atlantike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Disa media citojnë ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, të ketë thënë se për çështjen e emrit do të ketë referendum në Maqedoni.
E përditshmja ”Kathimerini” shkruan se Maqedonia dhe Bullgaria kanë arritur pajtim për tekstin e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, por problemi kyç që i pengon aspiratat për në NATO dhe BE është çështja e emrit.
Sipas mediave greke, Dimitrov-i ka thënë se nuk duhet të pritet ndonjë përparim i shpejtë rreth çështjes së emrit me Greqinë, dhe se është njëproces hap pas hapi, prandaj nuk mund të ketë ndonjë arritje brenda natës./Telegrafi/