Site icon Telegrafi

“Mediat franceze po shtyjnë në largimin e Verrattit”

Agjenti i Marco Verrattit ka paralajmëruar se klienti i tij mund të largohet nga Paris Saint-Germain nëse mediat franceze vazhdojnë sulmet ndaj tij.

Italiani u ankua te trajneri Unai Emery, kur u zëvendësua në ‘Klasiken franceze’ ndaj Marseille, duke shkaktuar thashethemet se ai mund të largohet.

Përfaqësuesi i tij ka thënë vazhdimisht se mesfushori dëshiron të qëndrojë, por është i pakënaqur me mënyrën se si mediat franceze kanë mbuluar këtë çështje.

Lexo po ashtu Emery i kënaqur me Verrattin, mohon thashethemet e largimit

“Verratti dëshiron të fitojë me PSG-në. Megjithatë, në qoftë se këto sulme kundër tij nga mediat franceze vazhdojnë, Marco dhe unë do të bëjmë vlerësimet tona dhe ai mund edhe të largohen nga Parisi”, ka thënë Donati Di Campli për Rai, përcjell Telegrafi

Në rast largimi të mesfushorit të talentuar, gjigantët italian, Interi, Juventusi dhe Milan janë të lidhura dhe të interesuara për shërbimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version