Telegrafi

Mediat e shtypura të Maqedonisë do të ndihmohen me 43.9 milionë denarë nga Qeveria

Në mbledhjen e sotme qeveritare u miratua Informacioni për realizimin e Programit për përkrahjen e mediave të shtypura.

Në thirrjen për përkrahje financiare për vitin 2019 kanë arritur 16 kërkesa.

Nga 16 kërkesa, vetëm 12 media i përmbushën kriteret dhe ju ndahen 43.9 milionë denarë.

Ndryshe, buxheti i vitit 2018 parashikoi rreth 50 milionë denarë për të ndihmuar mediat e shtypura./Telegrafi/