Telegrafi

Mediat e huaja: Vrasësi i Berlinit është vrarë nga policia e Milanos (Video)

Personi i vrarë mbrëmjen e të enjtes në Milano është vrasësi i Berlinit, Amri. Ai mbeti i vdekur gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.

Sipas informacioneve të para, ka qenë një kontroll normal rrugor rreth orës 03.00 të mëngjesit, kur Anis Amri ka qëlluar një nga agjentët me pistoletë dhe ata i janë përgjigjur me armë, duke e lënë të vdekur.

Lexo po ashtu Njeriu më i kërkuar në Gjermani, duke u shëtitur në mes të Berlinit? (Video)

Sipas policisë, Amri ka qenë duke ecur në rrugë kur ka kaluar patrulla e policisë dhe i ka kërkuar dokumentet e identifikimit.

Por në vend të tyre, Amri ka nxjerrë një pistoletë duke plagosur në shpatull një prej agjentëve të policisë, shkruan agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Lexo po ashtu Sulmi me kamion në Berlin, flet shqiptari që ka jetuar në të njëjtën ndërtesë me terroristin (Foto)

Në fillim viktima nuk është identifikuar, pasi nuk kishte dokumente me vete, por mediat italiane flasin se bëhet fjalë për vrasësin në Berlin.

Ndërkaq, polici i plagosur ndodhet në spitalin e Monzës në gjendje të rëndë. /Telegrafi/