Në pajtim me Kodin Zgjedhor (neni 85-a) dhe orarin për zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 më së voni deri nesër radiodifuzerët, mediat e shtypura dhe mediat elektronike (internet portalet) janë të obliguara të parashtrojnë raport për hapësirën reklamuese të shfrytëzuar nga çdo pjesëmarrës në fushatën zgjedhore dhe mjeteve të cilat janë paguar apo kërkohen në atë bazë, njoftoi sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).
Raporti dorëzohet në Ministrinë e Financave, Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Entin Shtetëror të Revizionit dhe në Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, të cilët janë të obliguar t’i publikojnë në faqet e tyre të internetit.
Raporti parashtrohet në formular të përshkruar nga ministri i Financave.
Nga KSHZ theksojnë se për këtë dedikim nesër arkivi i KSHZ-së do të punojë deri në orën 16. Raportet pas orës 16 mund të dërgohen të rekomanduara në postë./Telegrafi/