Site icon Telegrafi

Mediat britanike shkruajnë për Elvana Gjatën (Foto)

Lajmi që bëri bujë për vjedhjen e llogarisë së Instagramit të këngëtares shqiptare, ka bërë jehonë edhe në Britani të Madhe.

Bëhet fjalë për të përditshmen britanike, Daily Mail, e cila raporton se Elvana Gjatës i është thyer fjalëkalimi.

Megjithëse u pretendua se ka kanë gjetur fotografi intime të këngëtares, kjo nuk u konfirmua dhe se adoleshentët tashmë janë arrestuar.

Adoleshentët e moshës 15-vjeçare pranuan se e patën shumë të lehtë ta vjedhin llogarinë e këngëtares. Ata u nisën nga pyetja e zakonshme sigurisë në momentin kur vendosësh të hapësh një llogari, transmeton Telegrafi.

Pyetja: Çfarë kishte ju gjithmonë dëshirë që të bëheni kur të rriteni?
Përgjigja: “Këngëtar”.

Kaq mjaftoi që llogaria e saj të bëhej publike”, shkruan ndër të tjerash Dailymail. Këngëtarja këtë rast e ka paraqitur në polici, me ç’rast janë arrestuar katër adoleshentë të moshës 15 vjeçare. Gjithashtu, kjo e përditshme britanike ka shkruar për karrierën e këngëtares dhe sukseset e saja.

Për ta lexuar artikullin, klikoni KËTU. /Telegrafi/

Exit mobile version