Albin Kurti është zgjedhur për herë të dytë kryeministër i Kosovës.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë besimin e 67 deputetëve të Kuvendit, ndërsa kundër kanë votuar 30 deputetë.
Tashmë mediat botërore kanë raportuar rreth krijimit të institucioneve të reja në vendin tonë, transmeton Telegrafi.
“Parlamenti i Kosovës mbështet Albin Kurtin si kryeministër të ri”, shkruan agjencia e lajmeve reuters.
Parlamenti i ri i Kosovës zgjedh qeverinë e re”, raporton gazeta amerikane newyorktimes.
Mediat zvicerane kanë raportuar se “Albin Kurti formon qeverinë e re të Kosovës”.
“Qeveria e re e reformës Kurtit është konfirmuar në parlament”, shkruajnë mediat gjermane.
Agjencia pro qeveritare turke, Anadolu Agency shkruan se Albin Kurti është zgjedhur për herë të dytë kryeministër i Kosovës.
“Albin Kurti – nga Che Guevara i Kosovës tek ri-Kryeministri i Kosovës”, shkruan mediumi slloven sta.
Mediumi arab, Aljazeera raporton se “Albin Kurti është Kryeministri i ri i Kosovës”. Edhe mediat spanjolle kanë shkruar se “Kandidati i krahut të majtë, Albin Kurti sërish është Kryeministër i Kosovës”
“Kurti votohet përsëri si kryeministër i Kosovës”, ka shkruar mediumi serb b92 gjersa ai malazez, vijesti tregon për zgjedhjen e Albin Kurtit, si kryeministër i Kosovës. /Telegrafi/