Mediat e Ballkanit rëndom raportojnë pozitivisht për yjet shqiptare që kanë sukses në botë, veçanërisht ato serbe.
Teksa Rita Ora gjithmonë ishte në radarin e këtyre mediave që tentuan ta nxjerrin sa më negative në opinion, kështu nuk po ndodh me Bebe Rexhën.
Sipas portalit të njohur boshnjak, Klix.ba, ajo që ata e quajnë Bleta Rexha, por që ka marrë emër skenik Bebe, është pushtuese në skenën muzikore amerikane.
Mediumi përmend faktin se 27 – vjeçarja ka firmën në disa prej hiteve më të mëdha botërore, shkruan Telegrafi, dhe më pas nuk ka hezituar që të krijojë edhe vet hite duke dalë në skenë.
Po ky medium boshnjak nuk heziton që të konfirmojë se ajo është krenare gjithmonë me prejardhjen e saj shqiptare të prindërve nga Dibra dhe Gostivari.
Bebe në po këtë raport thuhet se duhet të vlerësohet shumë për anën muzikjore, pa anashkaluar edhe format e saj ultra seksi, që bëjnë meshkujt të çmenden pas saj. /Telegrafi/