Site icon Telegrafi

Media shtetërore ruse publikoi lajmin për tërheqjen e forcave ruse dhe shumë shpejt fshiu gjithçka

Media shtetërore ruse publikoi sot, dhe tërhoqi shpejt raportet për tërheqjen e forcave ruse nga pozicionet në bregun e majtë (lindor) të lumit Dnipro.

Raportet cituan Ministrinë Ruse të Mbrojtjes të kishte njoftuar se trupat po zhvendoseshin “në pozicione më të favorshme”, në anën e majtë të bregdetit të pushtuar nga Rusia, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, artikujt e medias ruse u tërhoqën shpejt. Ministria ruse e Mbrojtjes fajësoi Ukrainën për “raportin e rremë”.

Ka kaluar një vit që kur forcat ruse u tërhoqën nga bregu i djathtë, përfshirë nga qyteti i Khersonit. Lumi kryesisht ndan ende forcat ukrainase dhe ruse.

Lexo po ashtu Washington Post: Zyrtari ushtarak ukrainas dyshohet si koordinator i sulmit në gazsjellësin Nord Stream

Në raportet që tani janë tërhequr, agjencitë shtetërore të lajmeve TASS dhe RIA Novosti, thanë se Rusia kishte zhvendosur trupat në pozicionet në lindje të lumit Dnipro, për të “liruar një pjesë të forcave të saj, të cilat do të përdoren për operacione sulmuese në zona të tjera”.

Agjencitë përdorën gjuhë të ngjashme me atë të përdorur në njoftimet e mëparshme të tërheqjeve ruse. Kremlini refuzoi të komentonte incidentin, duke thënë se ishte një çështje e ushtrisë.

Javët e fundit, forcat ukrainase kanë sulmuar gjithnjë e më shumë forcat ruse përtej Dnipros, shkruan BBC. /Telegrafi/

 

Exit mobile version