Site icon Telegrafi

Medel largohet nga Interi, drejt transferimit në Rusi

Interi po synon ta bëjë një skuadër konkurruese për edicionin e ri.

Përveç transferimeve të shumta, skuadra zi kaltër edhe po largon futbollistë.

Gary Medel nuk është në planet e klubit dhe iu është dhënë leja për ta gjetur një skuadër të re.

Mesfushori kolumbian ka disa oferta të rëndësishme, por duket se do të zgjedhë kampionatin rus.

CSKA Moska është skuadra që ka shprehur interesim për të dhe ka ofruar rreth tetë milionë euro për transferimin e tij.

29-vjeçari kërkohet edhe nga Espanyol, Tigres, Gremio, Vasco De Gama dhe Boca Juniors. /Telegrafi/

Exit mobile version