Emisioni “Mama’s trip” i këngëtares Big Mama është duke realizuar sezonin veror në Antalya të Turqisë.
Shumë artistë kanë udhëtuar drejt një prej resorteve luksoze të Turqisë, për tu bërë pjesë e emisionit veror të koleges së tyre.
Gjersa po qëndrojnë atje, ata janë mjaft aktivë edhe në rrjetet sociale, duke publikuar thuajse çdo moment fotografi, për tu treguar fansave për kohën e veçantë që po kalojnë së bashku atje.
Këngëtarja Big Mama, ka qenë ai që së fundmi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet pranë këngëtareve Lori dhe Meda.
Ajo ka shkruar “trileqe” në mbishkrimin e fotografisë, duke lënë fansat të kuptojnë se sa me shaka ka shkuar biseda e tyre, aq më shumë kur kanë pranë një tip karizmatik si ai i Big Mamës. /Telegrafi/