Telegrafi

Meda dhe Vjollca Haxhiu sjellin baladën e re “Falem”

Meda dhe Vjollca Haxhiu në klioin e ri "Falem" (Foto: YouTube)

Këngëtarët Meda dhe Vjollca Haxhiu kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Falem” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është e zhanrit baladë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Muzika është punuar Wirusi dhe Granit Gashi, gjersa për tekstin është kujdesur Fatmir Muja.

Dyshja në fjalë vijnë mjaft me stil dhe interpretim edhe në klipin e këngës, i cili i përshtatet fabulës së saj.

Meda dhe Vjollca Haxhiu në klioin e ri “Falem” (Foto: YouTube)

Përveç projekteve të reja që sjellin, Meda dhe Vjollca Haxhiu vazhdojnë të jenë shumë të angazhuar edhe me koncerte, dasma e ahengje të ndryshme.

Muajt në vazhdim, ata pritet të sjellin edhe disa këngë të tjera solo. /Telegrafi/