Site icon Telegrafi

Meçi Joshua – Wilder ndodh më 2018, konfirmohet nga promotori Hearn (Foto)

Meçi i shumëpritur i peshave të rënda mes Anthony Joshuas dhe Deontay Wilder do të ndodh në vitin 2018 sipas promotorit të njohur të boksit, Eddie Hearn.

Rreth dy javë më parë, boksieri britanik, Joshua e mposhti Carlos Takamin më nokaut teknik, duke mbrojtur me sukses titujt e WBA dhe IBF.

Në anën tjetër, edhe amerikani Deontay Wilder fitoi javën e kaluar ndaj Bermane Stivern me tre nokaute në raundin e parë duke mbrojtur titullin WBC.

Lexo po ashtu Negociatat për duelin Joshua – Wilder fillojnë në fundjavë, konfirmon Eddie Hearn

Pas kësaj fitore, shumë adhurues të boksin shprehen dëshirën e tyre për ta parë një super-përballje në mes të Joshuas dhe Wilderit.

Edhe amerikani, Wilder, disa herë i bëri thirrjes Joshuas që të mos fshihet dhe të luftojë me të për të modifikuar tre brezat të boksit, WBA, IFB dhe WBC.

Boksieri amerikan gjithashtu fajësoi dhe promotorin e Joshuas, Eddie Hearn, duke i thënë se nuk po guxon ta lë një meç ndaj tij.

Lexo po ashtu Wilder i shpall luftë Joshuas: Eja lufto me mua, mos ik (Foto/Video)

Por, nuk ka vonuar shumë dhe promotori i njohur ka konfirmuar për mediat angleze me kjo super-përballje do të ndodh gjatë vitit 2018.

“Joshua dhe Wilder do të luftojnë me 2018. Bisedimet fillojnë nga sot”, ka thënë Hearn për Sky Sports News. /Telegrafi/

Exit mobile version