Kjo është vetura me të cilën askush nuk ka dëshirë të ndeshet.
Imitimi i veturës luksoze është bërë nga tullat e vendosura me saktësi, që të ruhen format origjinale të Mercedesit, transmeton Telegrafi.
Artisti Dai Yun nga Xi i Kinës nuk ka dashur të vozis, por të krijojë një pamje interesante të veturës. Dhe, sigurisht ja ka arritur qëllimit.
Megjithëse kjo veturë nuk është e përdorshme, artisti nuk i ka ikur aspak proporcioneve origjinale.
Vetura nga tullat është vendosur në parkun e Shangait, si atraksion turistik. /Telegrafi/