Në Moskë të Rusisë, është krijuar një lëvizje që mundohet t’i ndalojë veturat që lëvizin në trotuar, si dhe në vendet ku nuk është e lejuar lëvizja me veturë.
Disa meshkuj po u dalin para këtyre veturave dhe po tregojnë se në atë pjesë është e ndaluar vozitja.
Më pas ata i vendosin një shenjë në xham, që tregon se ai shofer nuk i ka respektuar rregullat, transmeton Telegrafi.
Ka raste kur këta njerëz thyejnë xhamat, si shenjë dënimi për shkeljen e bërë.
Grupi po mundohet të sjell rend në trafikun e dendur, ku rregullat e komunikacionit po respektohen çdo ditë e më pak. /Telegrafi/