Telegrafi

Me ndihmën e kartonit, krijon “super-vetura shkel-e-shko” (Foto)

Artisti Max Siedentopf sillet gjatë natës nëpër rrugët e Amsterdamit, i pajisur me karton, shirit ngjitës dhe gërshërë. Ai pret dhe shikon. Kur e sheh prenë e tij, ai vepron…

E, preja tij janë veturat “bajate”, andaj ai hidhet në aksion, që t’i kthej në “super vetura”.

Këtë projekt ai e ka quajtur “Super-veturat shkel-e-shko”, sepse kartoni dhe ngjitësi nuk plotësojnë sa duhet një veturë, transmeton Telegrafi.

“Individualiteti dhe shprehja e lirë, janë ndër gjërat më kryesore në ditët e sotme”, ka thënë ai për Vice. “Si shumë gjëra tjera edhe veturat, për çdo ditë e më shumë janë më pak të personalizuara. Me këtë intervenim, unë po përpiqem që secilit t’ia japë një përpunim të veçantë për veturë”.