Site icon Telegrafi

Me Ligjin për investimet e huaja – vetëm sa kanë rënë investimet (Video)

Ligji për investimet e huaja, i miratuar dy vjet më parë në Kuvendin e Kosovës, nuk ka sjellë asnjë rezultat në rritjen e investimeve në vend. Madje që prej vitit 2013, kur ka hyrë në fuqi ky ligj, ka pasur rënie të investimeve të huaja.

Duke i parë shqetësimet e bizneseve, Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, i ka nxjerrë disa rekomandime dhe i ka dërguar në ekzekutiv, por ky i fundit deri tani nuk i ka marrë seriozisht, raporton KTV.

Anëtari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri nga PDK-ja, Besim Beqaj, tha se Qeveria është mirë t’i trajtojë rekomandimet e Komisionit dhe t’i marrë seriozisht ato.

Anëtari tjetër i Komisionit për Zhvillim Ekonomik nga LDK-ja, Blerim Grainca, tha se rekomandimet kanë të bëjnë me çështje esenciale dhe se janë në pritje të draftit final nga Qeveria, transmeton Koha.net.

Brengosje për mosdhënien e rezultateve për rritjen e investimeve pas miratimit të ligjit për investime, ka shprehur edhe kryetari i Agjencisë Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

 

Exit mobile version