Telegrafi

Me Ferrari ia shkel këmbën policit që i vuri gjobë, por ja si e pësoi! (Video)

Një i ri amerikan ka kryer një gjest vërtet të guximshëm, duke i shkelur me rrotën e makinës së tij Ferrari këmbën një polici në mes të trafikut, pasi ky i fundit i kishte vendosur një gjobë.

Por, i riu prepotent e paguan shtrenjtë arrogancën dhe mosbindjen e tij, pasi polici i dëmtuar arrin ta nxjerrë jashtë nga makina dhe ta lidh me pranga duke e shtrirë në mes të rrugës.

I riu qëndroi ashtu i lidhur para syve të qindra kalimtarëve, derisa erdhi makina e Policisë për ta shoqëruar në komisariat. /mapo/