Telegrafi

McLareni prezanton bolidin e së ardhmes që kontrollohet me tru (Foto)

McLaren ka prezantuar konceptin e bolidit të ri MP4-X, i cili pritet të përdoret në të ardhmen.

I ngjashëm me veturën klasike “Batcar” të Batmanit, MP4-X posedon një dizajn që ka të mbyllur kabinën. Në të do të jenë të vendosur ekranet që do të tregojnë gjithçka rreth garës.

McLaren ka thënë se teknologjia e konceptit është e vërtetë, edhe pse vetura është në fazat fillestare të prodhimit.

Sipas kompanisë, bolidi do të drejtohet me tru, mirëpo kjo gjë mbetet vetëm teori pasi teknologjia ende është duke u zhvilluar.