Site icon Telegrafi

McLaren tregon rivalin e makinave nga Lamborghini dhe Ferrari

Sipas të gjitha gjasave, mund të quhet 750LT

Brenda një kohe të shkurtër, McLaren e ka fuqizuar pozitën në tregun e super-makinave të fuqishme, transmeton Telegrafi.

Lansimi i Speedtail, e ka bërë këtë kompani të jetë shumë e kërkuar, krahas Lamborghini, Ferrari dhe Porshe.

Në mënyrë që ky sukses të vazhdojë, McLaren po punon edhe më tutje dhe tani e ka përgatitur një rival të ri për këta prodhues, të cilin e ka treguar në Nurburgring të Gjermanisë.

Kjo makinë që besohet se do të quhet 750LT, u pa duke mbushur benzinë, ndërsa vazhdoi me shpejtësi nëpër pistë. Dukja shumë e egër, si dhe linjat që ka, lënë të kuptohet se është nga modeli LT, që është shkurtesa për Longtail.

Lëvizja me shpejtësi dhe tingulli që lëshonte ky McLaren, tregonte se është një makinë e fuqishme dhe shumë e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version