Juventusi ka njoftuar ardhjen e Weston McKennie në Torino dhe thuhet se lojtari është gati për testet mjekësore të ditës së nesërme (e premte).
Mediumi gjerman Kicker zbuloi se Bianconerët kanë arritur një marrëveshje me Schalken për mesfushorin e talentuar amerikan.
Juventusi thuhet se do t’i paguajë klubit gjerman një shumë totale prej 28 milionë euro si detyrim blerje dhe një pagesë fillestare më të lartë se tre milionë euro për huazim.
Zonja e Vjetër tani ka zbuluar se McKennie ka udhëtuar nga Gelsenkirchen në Torino dhe do t’i nënshtrohet testeve të zakonshme në ‘J Medical’ përpara se të nënshkruajë një kontratë në Allianz Stadium.
McKennie u kërkua edhe nga Aston Villa, Everton, Monaco, Arsenali, Leicester City dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/
🛩 @WMckennie è a Torino! 🇺🇸
Welcome! 🙌 pic.twitter.com/TCgOjQnjec— JuventusFC (@juventusfc) August 27, 2020