Conor McGregor vazhdoi rivalitetin e tij të nxehtë me Dustin Poirier me postimin e tij të fundit në mediat sociale dhe më pas fshiu atë.
Në janar, irlandezi vendosi të të takohej për herë të dytë me Poirier, por për luftën e tretë të shtunën e kaluar dorezat nuk i kryen punë, e për më shumë futi gishtat edhe në ato të amerikanit.
McGregor humbi në UFC 264 shkaku i këmbës së tij të thyer në fund të raundit të parë, por edhe duke qenë i ulur në dyshemenë e tetëkëndëshit në fund të humbjes nuk e ndaloi irlandezin të të thumbonte kundërshtarin e tij.
Në traditë tipike, ish-kampioni i dy peshave vazhdoi me kërcënime ndaj amerikanit, duke i bërë të ditur se ai nuk do ta lë me kaq.
“Jam i rrezikshëm njeri. Gruaja është burri juaj. Jam i ndyrë, të premtoj”, ishin postimet që më pas u fshin nga irlandezi.
The Notorious ka bërë në mënyrë të përsëritur pretendime dhe kërcënime ndaj familjes së rivalit të tij që kur u konfirmua humbja, nga një ndalim i mjekut.
Ndërsa u intervistua nga Joe Rogan në intervistën pas luftës, 32-vjeçari pohoi se gruaja e Poirier kishte qenë ‘në DM-të e tij’ në Instagram.
Pamjet më pas treguan se ai kërcënonte The Diamond dhe bashkëshorten e tij, duke pretenduar se ai do t’i “vriste ata në gjumë”. /Telegrafi/
https://twitter.com/FurysFightPicks/status/1414832369333276685?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1414832369333276685%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Fufc%2Fmma-rivalries-news-conor-mcgregor-deletes-tweets-aimed-at-dustin-poirier-and-his-family-20210713