Conor McGregor ka treguar aftësitë e tij në futboll, derisa Sergio Ramos e ka ftuar atë në një seancë stërvitore te Real Madridi.
The Notorious nëpërmjet Instragramit të tij ka publikuar disa video, ku shihet duke gjuajtur në portë disa herë.
Irlandezi me të majtën e tij u tregua mjaftë i saktë, derisa shënoi disa herë, e që Sergio Ramos nuk ka nguruar që t’i komentojë atij.
E gjitha filloi kur mbrojtësi spanjoll e bëri ecjen e famshme “Billy strut”, pak ditë më parë në stërvitjet të Real Madridit.
Kjo ecje është tashmë si ‘nën pronësi’ të McGregorit që gjatë përballjeve të tij në UFC, gjithmonë në ring është futur me këtë ecje.
Duket se shoqëria mes dyshes është thelluar me Ramosin që i ka komentuar: “Je më se i mirëseardhur në stërvitjet e Real Madridit”. /Telegrafi/