Telegrafi

McGregor thotë se është “gjysmë i zi”, fyen Mayweatherin dhe reperin 50 Cent në New York (Foto)

Dueli mes Mayweather dhe McGregor ka vlerë 600 milionë euro.

Boksieri i arteve të përziera marciale, Conor McGregor, është paraqitur në takimin e tretë me Floyd Mayëeather i cili u mbajt në Neë York në kuadër të turneut botëror të promovimit të duelit të tyre.

Irlandezi nuk u prit mirë në Brooklyn me shumicën që ishin adhurues të Mayweather, duke përkrahur amerikanin.

I akuzuar shpesh për racizëm, McGregor, tha se ai është “gjysmë i zi”.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth duelit Floyd Mayweather vs Conor McGregor

“Të gjitha mediat thonë se unë jam kundër njerëzve me lëkurë të zezë. A nuk e dinë ata se jam “gjysmë i zi”? Unë jam “gjysmë i zi” nga stomaku e poshtë”, ka ironizuar McGregor, shkruan Telegrafi.

Ai më pas ka fyer reperin 50 Cent dhe kritikoi situatën financiare të Mayweather duke thënë se ai nuk ka para sa pretendon. Më pas, ai lëvdoi edhe veten për dy titujt radhazi të UFC të fituara.

Dueli mes McGregor dhe Mayweather zhvillohet më 26 gusht në MGM Grand Arena në Las Vegas. /Telegrafi/