Site icon Telegrafi

McGregor: I thoni Mayweatherit ta mbyllë gojën dhe të lutet

Conor McGregor i ka përgënjeshtruar njoftimet se nuk po arrin peshën e duhur para mega-duelit kundër Floyd Mayweatherit.

Irlandezi duhet të ketë peshë prej 70 kilogramësh ose më poshtë deri të premten pasdite, ndërsa boksieri amerikan ka thënë se pesha e kundërshtarit të tij është e madhe.

Mirëpo, ylli i UFC-së i ka hedhur poshtë fjalët e kampionit të pamposhtur të boksit.

Lexo po ashtu Çmimet marramendëse të biletave dhe përfitimet e Mayweather dhe McGregor nga dueli i shumëpritur

“I thoni (Mayweatherit) që ta mbyllë gojën. Ai nuk di asgjë, hiç asgjë”.

“Lëreni le të vazhdojë të lutet, të lutet për peshën, të lutet për lodhjen, të lutet që unë të bëj një hap prapa”.

“E gjitha që bën ai është që t’i lutet zotit të ri të boksit”.

“Pesha ime është fenomenale, kur kam dështuar në peshë? Ai le të mendojë çfarë të dojë”, ka thënë McGregor. /Telegrafi/

Exit mobile version