Telegrafi

McGregor: Ronaldo është shembull për t’u ndjekur, frymëzohem nga ai

Connor McGregor, Cristiano Ronaldo (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Connor McGregor e cilëson Cristiano Ronaldon si një sportist fenomenal, nga i cili edhe gjen frymëzim për t’u stërvitur më shumë.

Irlandezi, i cili është një prej më të popullarizuarve në artet marciale të UFC, ka thënë se sulmuesi i Juventusit përkundër moshës (portugezi është 34 vjeçar), mbetet një shembull për të t’u ndjekur nga të gjithë sportistët.

Conor McGregor (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

“Cristiano është një sportist fenomenal, ashtu siç është edhe si njeri”, ka deklaruar McGregor, transmeton KP.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Conor McGregor

“Disiplina që ai posedon, sjellja në perfeksion, si dhe dedikimi ndaj punës që bën, është shumë frymëzues. Ronaldo ka bërë që shumë fëmijë të inspirohen për të luajtur futboll”.

Cristiano Ronaldo (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Vetëm shikoni ndeshjen e tij të fundit në Ligën e Kampionëve, ku ndonëse në moshë 34 vjeçare, ai realizoi het-trik dhe këtë e bëri përballë njërës prej mbrojtjeve më të mira në Evropë, siç është ajo e Atletico Madrid. Ky njeri është inspirim për të gjithë”, ka shtuar irlandezi.