Conor McGregor u zotua se do t’ua kujtojë të gjithëve se si ai e bëri këtë lojë të njohur, kur ai të përballet me Donald Cerrone në luftën e tij të parë pas 15 muajve.
Luftëtari irlandez do të rikthehet këtë të shtunë në ‘kafaz’ pas plot 15 muajve pa ndeshje, që nga humbja nga Khabib Nurmagomedov.
McGregor do të ndeshet me Donald Cerrone, një luftëtar për të cilin irlandezi ka shfaqur respekt, por ai shton se do ta mbush gjak dhe do ta nokautoj.
“Jam në një vend të mirë, jam gati të luftoj”, ka thënë fillimisht McGregor.
Saturday night. #UFC246 pic.twitter.com/Tu6dgW6TTq
— UFC (@ufc) January 16, 2020
“Ndonjëherë duhet të shkojmë në vende të caktuara në jetën tonë për të realizuar atë që duhet të bëjmë.
“Kam hapur një fletë të re. Ndjehem i njëjti djalë i ri, por ndihem sikur kam ri-energji dhe i rifreskuar”.
THE FIRST FACE-OFF! 🗣
🇮🇪 @TheNotoriousMMA vs 🇺🇸 @CowboyCerrone
Get the ESPN+ PPV ➡️ https://t.co/7VFvMZ89dc #UFC246 pic.twitter.com/wRW6GMXquV
— UFC (@ufc) January 16, 2020
“Jam akoma një djalë i ri pasionant, që ende arrin tek yjet dhe po aspiroj të bëj gjëra që nuk janë bërë kurrë më parë”.
“Askush nuk mund të më prekë. Unë e bëra këtë lojë atë që është sot, kështu që do të hyj në ring dhe do t’ia kujtoj të gjithëve këtë”.
“Cerrone ka respektin tim dhe megjithëse do të derdh gjak në 18 janar, ai nuk do të jetë gjak i keq. Parashikimi im do të jetë një nokaut”, përfundoi irlandezi. /Telegrafi/