Site icon Telegrafi

McGregor paraqitet në gjykatë, pas skenave të frikshme me Bentleyn e tij

Conor McGregor është paraqitur në një gjykatë në Dublin i akuzuar për gjashtë shkelje komunikacioni që i ka bërë me Bentley Continental GT të tij.

Ylli MMA-së nuk pranoi fajin e tij në Gjykatën e Qarkut Blanchardstoën këtë mëngjes.

Ai u akuzua për dy shkelje rrugore për drejtim automjeti më 22 mars dhe për herë të fundit doli në gjykatë më 7 prill.

Lexo po ashtu McGregor publikon pamje nga stërvitja - fansat janë shumë të shqetësuar për kthimin e tij në UFC

Irlandezi u akuzua gjithashtu për drejtimin e automjetit pa sigurim dhe patentë, si dhe për mosparaqitje të certifikatës së sigurimit ose patentës.

Ylli i UFC-së kishte udhëtuar me Bentleyn e tij në N4 në perëndim të Dublinit kur u ndalua nga policia më 22 mars.

Lexo po ashtu Vladimir Putin testoi uiskin e Conor McGregor për helm para se ta pinte

Ai nuk bëri asnjë koment për mediat gjatë hyrjes apo daljes së tij nga godina e gjykatës.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi në mars se një burrë u arrestua në lidhje me incidentin dhe u dërgua në stacionin Lucan Garda. Më vonë ai u lirua. /Telegrafi/

Exit mobile version