Telegrafi

McGregor: Kundërshtari i ardhshëm? Nuk ka rëndësi, nuk më intereson

Conor McGregor (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Conor McGregor synon një vit me aktivitete dhe nuk i interesojnë kundërshtarët e tij të ardhshëm të mundshëm.

Luftëtari irlandez triumfoi me lehtësi ndaj Donald Cerrone, duke e mposhtur pas vetëm 40 sekondave, edhe pse kishte 15 muaj larg oktogonit.

Pas fitores, McGregor u pyet për kundërshtarin e tij të ardhshëm, por tha se nuk ka rëndësi, pasi dëshiron të ketë vetëm aktivitet.

Lexo po ashtu Mësohet shuma marramendëse e fituar nga McGregor për vetëm 40 sekonda

“Aktiviteti është ajo që planifikoj këtë vit. Kundërshtari nuk ka rëndësi”, ka thënë fillimisht McGregor për Thomas Gerbasi të UFC.com.

“Mund të jetë Jorge Masvidal, mund të jetë Kamaru Usman, mund të jetë ndeshja Khabib, mund të jetë Tony Ferguson, mund të jetë Justin Gaethje”.

Lexo po ashtu Mayweather befason të gjithë, paralajmëron përballjen me McGregorin dhe Nurmagomedovin brenda këtij viti

“Ka një mori të tërë me emra të shkëlqyeshëm. Mund të jetë Max Holloway”.

“Nuk më intereson. Aktiviteti është ai që kërkoj në kët vit”, përfundoi irlandezi. /Telegrafi/