Conor McGregor synon një vit me aktivitete dhe nuk i interesojnë kundërshtarët e tij të ardhshëm të mundshëm.
Luftëtari irlandez triumfoi me lehtësi ndaj Donald Cerrone, duke e mposhtur pas vetëm 40 sekondave, edhe pse kishte 15 muaj larg oktogonit.
Pas fitores, McGregor u pyet për kundërshtarin e tij të ardhshëm, por tha se nuk ka rëndësi, pasi dëshiron të ketë vetëm aktivitet.
“Aktiviteti është ajo që planifikoj këtë vit. Kundërshtari nuk ka rëndësi”, ka thënë fillimisht McGregor për Thomas Gerbasi të UFC.com.
“Mund të jetë Jorge Masvidal, mund të jetë Kamaru Usman, mund të jetë ndeshja Khabib, mund të jetë Tony Ferguson, mund të jetë Justin Gaethje”.
“Ka një mori të tërë me emra të shkëlqyeshëm. Mund të jetë Max Holloway”.
“Nuk më intereson. Aktiviteti është ai që kërkoj në kët vit”, përfundoi irlandezi. /Telegrafi/