Telegrafi

McGregor konfirmon se do ta përdorë duelin ndaj Poirier si përgatitje për meçin e boksit ndaj Pacquiao

(Fotomontazh: Twitter/Instagram)

Conor McGregor ka konfirmuar se meçi ndaj Dustin Poirier është pjesë e planit të tij për ta mposhtur Manny Pacquiaon.

Amerikani 31 vjeçar do të përballet me irlandezin 32 vjeçar në duelin e arteve të përziera marciale, para se ‘Notorious’ të hyjë në ringun e boksit përballë Pacquiaos në vitin e ardhshëm.

Poirier ka thënë së fundmi se po shfrytëzohet nga McGregor si test para kampionit në tetë divizione, PacMan.

(Foto: Instagram/dustinpoirier)

Ndërsa tash, Conor e ka pranuar se ky është plani i tij. Megjithatë, shumëkush beson se nëse fiton ndaj Dustin, yllit të UFC-së do t’i jepet shansi të garojë për titullin në kategorinë e peshave të lehta.

Lexo po ashtu Dieta strikte e McGregor para meçit ndaj Pacquiao: Mëngjesi, dreka, darka, meze e lehtë dhe tortë

“Do të vazhdoj t’i mpreh aftësitë e mia në MMA me konkurrent të fortë, ndërkohë që po përgatitem për duelin ndaj Mannyt. Nuk është lehtë të kalosh nëpër dy sporte dhe pastaj t’i kthehesh një sporti të vetëm”, ka shkruar McGregor në rrjetet sociale. /Telegrafi/