Site icon Telegrafi

McGregor e quan Tyson Furyn ‘numrin 1’ të boksit në kategorinë e peshave të rënda

(Foto: Getty Images/Screenshot/Twitter)

Conor McGregor e ka përshkruar Tyson Furyn si boksierin numër një në kategorinë e peshave të rënda, para duelit ndaj Tom Schwarz.

Të shtunën, ish-kampioni i padiskutueshëm botëror do të përballet me boksierin gjerman në Las Vegas, ndërsa këto ditë i ka publikuar disa pamje nga përgatitja e tij me trajnerin Ben Davison.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Conor McGregor

Ylli i UFC-së është shprehur i mahnitur nga shpejtësia e duarve të Furyt dhe i ka dhënë lëvdata 30-vjeçarit.

“Kështu duket një person i përkushtuar. Mahnitëse! Mirë se vini në jetën e Macut, Gypsy King Tyson Fury! Duke e udhëhequr lojën nga të gjitha këndet”.

“Tyson, numri një i boksit në këtë epokë”, ka shkruar mes tjerash McGregor në Twtter. /Telegrafi/

Exit mobile version