Anthony Joshua ka marrë një dhuratë nga Conor McGregor për t’i sjell fat përpara duelit të tij me Robert Helenius.
Joshua përballet me Helenius më 12 gusht (nesër mbrëma) pasi kundërshtari i tij i mëparshëm Dillian Whyte dështoi në një test dopingu për herë të tretë në karrierën e tij.
Tani, Joshua përballet me Helenius në O2 Arena në Londër, një vend ku ai është i pamposhtur dhe e pa atë të mposht Jermaine Franklin me pikë në prill.
Dhe para ndeshjes së tij me finlandezin, 33-vjeçari Joshua mori një dhuratë nga ish-kampioni i UFC-së, Conor McGregor.
McGregor i dhuroi Joshuas një set të birrave të tij ‘Forged’, duke bërë një postim në Twitter që lajmëron profesionalizmin e ish-kampionit të peshave të rënda.
Luftëtari i UFC shkroi: “Ky njeri (Anthony Joshua) është përkufizimi i klasit, cilësisë dhe besnikërisë! Ajo që ai dhe Eddie Hearn kanë ndërtuar është vetëm magji absolute”.
AJ po kërkon të vazhdojë ecurinë e tij fituese pasi mundi Franklin herën e fundit, por McGregor nuk ka luftuar në tetëkëndësh që nga thyerja e këmbës në një meç trilogjike me Dustin Poirier. /Telegrafi/