Telegrafi

McGregor dëshiron revanshin ndaj Nurmagomedov pas rikthimit të tij në UFC, por ka një problem

Conor McGregor dëshiron rimeçin ndaj Khabib Nurmagomedov në rikthimin e tij në UFC, por rivali i peshave të lehta Tony Ferguson është kundërshtari i radhës i rusit për rripin e më të mirit.

‘The Notorious’ aktualisht është jashtë fushave pasi ka një dëmtim të dorës së majtë dhe kjo ka  ndaluar planet e irlandezit për t’u kthyer në nëntor ose dhjetor.

Lexo po ashtu Conor McGregor po rikthehet në UFC

Sipas TSN Sports, presidenti i UFC-së, Dana White foli me McGregor javën e kaluar dhe zbuloi se 31-vjeçari dëshiron të zhvillojë rimeçin ndaj Nurmagomedov me rastin e rikthimit të tij në ‘oktagon’ apo tetëkëndësh.

McGregor dhe Khabib gjatë luftës së vitit të kaluar

Por, sfidues i mundshëm për luftëtarin rus është numri 1 i ranglistës së UFC, Tony Ferguson, për të sfiduar titullin e peshave të lehta.

Nurmagomedov, 30 vjeç, do të mbroj titullin e tij kundër kampionit të përkohshëm Dustin Poirier në UFC 242 në Abu Dhabi më 7 shtator, ndërsa pas tij vjen Ferguson si sfidues.

Ferguson pritet të jetë sfiduesi i radhës për Khabibin

Rusi ka njoftuar më parë dëshirën e tij për t’u përballur me Fergusonin pas ndeshjes së tij në Lindjen e Mesme – pasi që ka katër luftëra të propozuara më parë, por që janë anuluar.

Lexo po ashtu Khabib paralajmëron pensionimin nga UFC për t'i mohuar kështu McGregorit rimeçin

Pavarësisht nga kërkesa e McGregorit për të zhvilluar rimeç me Nurmagomedovin, i cili e mundi yllin irlandez në UFC 229 në tetor – ish-kampioni në dy pesha mund të detyrohet të zhvilloj një luftë të përkohshme.

McGregor pritet të ndeshet me Masvidalin në welterweight

Sfiduesi i mundshëm i McGregorit në ‘welterweight’ apo pesha në mes të lehtës dhe mesmes pritet të jetë Jorge Masvidal – i cili këtë muaj shënoi nokautin më të shpejtë në historinë e UFC-së në një fitore kundër Ben Askren.

McGregor ka treguar plane për të fituar titullin e ‘welterweight’ në disa raste dhe të bëhet kampioni i parë në tri kategori të UFC-së. /Telegrafi/