Telegrafi

McGregor bie për katër pozita në renditjen e UFC-së, Poirier mban vendin e parë

Ish-kampioni i dy peshave UFC-së, Conor McGregor pësoi humbje kundër Dustin Poirier në javën e kaluar dhe tashmë të dy kanë ndryshuar pozitat në renditjen e përgjithshme.

Luftëtari irlandez është duke rënë gradualisht, kështu që pas humbjen së dytë radhazi ndaj Poirier, McGregor vazhdon të bjerë në renditjen e peshave të lehta të UFC-së.

Ish-kampioni i UFC-së në dy pesha, McGregor ka rënë nga vendi i pestë në të shtatin pas humbjes së tij më të fundit ndaj Poirier në UFC 264.

Lexo po ashtu Momenti i frikshëm kur McGregor theu kyçin e këmbës në përballjen ndaj Poirier

Sidoqoftë, fitorja e Islam Makhachev ndaj Thiago Moises të shtunën e ka dërguar irlandezin edhe dy vende tjera më poshtë, pasi tani renditet i nënti në hierarkinë e peshave të lehta.

Në anën tjetër, Poirier, i cili dominoi McGregorin kur u takuan në UFC 257 në janar dhe më pas në UFC 264 në korrik është ngritur lartë në renditje.

Poirier renditet si numër 1 në kategorinë e tij, ndërsa në vendin e dytë renditet Justin Gaethje dhe i treti      Beneil Dariush.

Ndryshe, Mcgregor dhe Poirier pritet të ndeshen edhe në një luftë të katërt, edhe pse dyshja kanë vazhduar me raporte të acaruara pas meçit të tretë. /Telegrafi/

Renditja e peshave të lehta në UFC