Telegrafi

MC Kresha do të jetë pjesë e albumit të ri të Capital T, “Heart Broken Kids”

Foto: Screenshot/Instagram

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Capital T, është drejt finalizimit të albumit të ri.

Artisti, tanimë shumë i pëlqyer për publikun, ka dhënë disa detaje shtesë rreth këtij projekti madhështor.

Trim Ademi (emri i plotë) ka njoftuar se do të ketë një bashkëpunim me reperin e njohur, MC Kresha.

Ai ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, me anë të së cilës konfirmon duetin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Dy gorilla, MC Kresha është gjithashtu pjesë e albumit tim Heart Broken Kids”, ka thënë ai.

Albumi i ri i artistit siç njofton do të lansohet më 21 dhjetor të këtij viti, gjersa nuk ka zbuluar më shumë për fansat e publikun.

Besohet se do të pritet mirë nga fansat e publiku dhe do të ketë një sukses të madh. /Telegrafi/