Reperi nga Mitrovica, Kreshnik Fazliu, i njohur me nofkën artistike Mc Kresha, ka qenë mysafir në emisionin Reload të RTV Dukagjinit.
Ai ka folur për projektet e të kaluarës dhe atë se si ka arritur deri në famën aktuale.
Kresha ka deklaruar se bazamenti i hip- hopit është metafora dhe se ai nuk bën muzikë vetëm për ta lidhur rimën.
“Nëse është puna veç për ta lidhur rimën unë as që kisha shkruar. Bazamenti i hip hopit janë metaforat. Nëse e shkruan një tekst dhe s’ka metaforë brenda , aty s’ka lezet”, ka deklaruar reperi në Reload të RTV Dukagjinit.
Kresha ka thënë se suksesi është rezultat i gërshetimit të talentit dhe punës.
“Unë besoj se talenti është 10 për qind, ndërsa puna është 90 për qind, për të arritur sukses”, është shprehur reperi.
Projektet i tij në bashkëpunim me Lyrical Son janë jashtëzakonisht të suksesshme, ndërsa kohë pas kohe ata bëjnë edhe bashkëpunime me yjet tjera të skenës shqiptare. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vW5JsI5D2o0&feature=youtu.be