Reperi Mc Kresha po e mban fjalën.
Kohë më parë ka treguar se do të jetë shumë aktiv këtë vit, e kështu edhe po ndodh.
Kënga më e re e Kreshës shumë shpejt do të prek finalizimin dhe sipas burimeve të RTV Dukagjinit, reperi tashmë është në përfundim të videoklipit.
Një pjesë të klipit Kresha ka zgjedhur ta realizojë në Gjermani, kurse pjesën tjetër do ta punoj në Prishtinë, me produksionin PinkMoon.
Kur do të publikohet ky projekt ende nuk dimë, e rëndësishme është që diçka e re shumë shpejt po vjen./Telegrafi/