Telegrafi

MC Kresha emocionohet në ‘Hangover’, fansi i përlotur ngjitet në skenë dhe e përqafon (Video)

Reperët e njohur MC Kresha dhe Lyrical Son kanë performuar mbrëmë për fansat e tyre në Gjakovë.

Dyshja e famshme kanë ndezur atmosferën për të pranishmit në “Hangover”, ndërsa kanë kënduar disa nga hitet e repertorit të tyre, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu I nxehti zhvesh meshkujt e estradës, gara për trupin më të mirë të verës 2017 (Foto)

Megjithatë, në fillim të performancës, reperi MC Kresha duket të jetë prekur nga një befasi e papritur e një prej fansave që gjendeshin aty pranë.

Një djalë ka hipur në skenë duke përqafuar i përlotur MC Kreshën, gjersa ky i fundit interpretonte këngën “Çok Gyzel”.

Për ta larguar fansin nga skena ka qenë e nevojshme edhe ndërhyrja e sigurimit, të cilët bën të mundur që më pas ai të largohet.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Pas këtij momenti, MC Kresha dhe Lyrical Son falënderuan publikun për atmosferën e zjarrtë dhe emocionet që dhurojnë.

Telegrafi Magazina ju sjell ekskluzivisht pamjet nga kjo ngjarje, e cila emocionoi shumë dy reperët e njohur të skenës. /Telegrafi/