Telegrafi

MC Kresha dhe Lyrical Son sjellin në YouTube këngën “Semafori”

Foto: PINT/Instagram

Reperët e njohur MC kresha dhe Lyrical Son kanë publikuar së fundmi në YouTube, një prej këngëve më të suksesshme në karrierën e tyre.

Kënga me titull “Semafori” gjendet tashmë në  kanalinYouTube, në versionin audio.

Muzika është realizuar nga K-Master dhe Strike Beats, gjersa për tekstin janë kujdesur MC Kresha dhe Lyrical Son, duke shkruar secili pjesën e tij.

Kënga është mirëpritur nga fansat, duke marrë klikime e komente të shumta në vetëm pak kohë pasi u lëshua në YouTube.

PINT përndryshe tash e sa vite ruajnë epitetin si një ndër label-at më produktivë në Kosovë. /Telegrafi/