Telegrafi

MC Kresha dhe Lyrical Son publikojnë albumin e ri “Muzikë e Alltisë”

Foto: PINT/Instagram

Reperët e njohur të labelit PINT, MC Kresha dhe Lyrical Son, kanë publikuar albumin e tyre më të ri.

“Muzikë e Alltisë” mban titullin ky album, i përbërë nga gjithsej 11 këngë të reja.

Dy nga këngët, përkatësisht “Stuhi mbi oqean” dhe “J.C.V.D”, janë bashkëpunime me artistë si Elvana dhe Ledri Vula.

Këngët janë produkt i studios muzikore PINT, të kompozuara me muzikë dhe tekst nga vet dyshja me bashkëpunëtorët e tyre.

Albumi “Muzikë e Alltisë” është i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore.

Kjo është lista e plotë e këngëve të albumit të ri nga MC Kresha dhe Lyrical Son:

1. Kangë e shahirav
2. Hotel Mahalla
3. Inati
4. Recepti
5. Nji lot
6. Paret lejla
7. Stuhi mbi oqean (bashkëpunim me Elvanën)
8. J.C.V.D (bashkëpunim me Ledri Vulën)
9. Rrugë e gjatë
10. Rammstein
11. Guinners. /Telegrafi/