Dyshja e njohur, MC Kresha dhe Lyrical Son, janë ndër më të dashurit për publikun shqiptar.
Ata tashmë e kanë bërë të zakontë që të mos paralajmërojnë në rrjete social për ndonjë projekt të ri.
Ndërkaq, sot (e diel) reperët kanë publikuar sekuenca nga nga kënga e re të cilën e kanë lansuar në platforma digjitale.
“Criminal Immigrant” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur PressPlay.
Tekstin e kanë shkruar vet artistët, kurse për klip kësaj radhe kanë zgjedhur të kenë pamje të animuara.
Vlen të përmendet se që në minutat e parë të lansimit kënga është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së dyshes. /Telegrafi/