Telegrafi

MC Kresha dhe Lyrical Son e vlerësojnë si suksesin më të madh pjesëmarrjen e fansave në koncertet e tyre

MC Kresha, Luana Vjollca, Lyrical Son (Foto: Instagram/shikokushluan)

Nëse thua Mc Kresha patjetër që do të thuash edhe Lyrical Son dhe anasjelltas. Gjatë gjithë viteve të karrierës së tyre kanë treguar që miqësia dhe respekti për njëri-tjetrin shkon përtej artit që bëjnë.

Këtë e vërtetuan edhe në studion e Luana Vjollcës duke u përfshirë në lojërat e “Shiko kush LUAN”. Ata ishin përballë njëri-tjetrit në lojën “Shiko kush përgjigjet” dhe me plot humor e seriozitet kur duhej, u përgjigjën për t’u dhënë pikë skuadrave të tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga MC Kresha

Kështu mësuam se ata janë njohur në vitin 2000 dhe që atëherë u bënë të pandashëm, se tregu muzikor në Shqipëri e Kosovë nuk është aspak i tejmbushur, sipas tij, madje është në kulmin e tij. Klikimet dhe blerja e tyre janë evidente në tregun tonë muzikor, por njerëzit që vijnë në koncerte janë klikimet e MC Kreshës dhe Lyrical Son.

Për Festimin, arritja më e madhe në jetë është të qenit baba, me shumë humor tregoi se pa dashje ka dërguar një mesazh ish të dashurës e më pas e ka fshirë, vajza më seksi në skenën shqiptare është Angela Martini.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lyrical Son

E veç të gjithave të dy kanë të njëjtat prioritete: Familjen, karrierën e në fund paratë. E gjithë loja u realizua me sportivitet dhe humor çka na tregoi edhe një here pse funksionojnë kaq mirë Mc Kresha dhe Lyrical Son. /TopChannel/