Telegrafi

MC Beka eliminohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Të premten është larguar banori i radhës nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Më pak i votuar nga televotimi i javës ka rezultuar MC Beka, i cili njëherësh është konkurrenti i dytë që largohet nga aventura e BBVK.

Të nominuar për të dalë kanë qenë edhe aktorja Shota Baraliu, modelja Xhuli Nura dhe këngëtari Gjona Karrica.

Para se të largohej, Beka ka zhvilluar një debat të ashpër me të gjithë banorët e shtëpisë, për shkak të qëndrimeve të tij për komunitetin LGBT+. /Telegrafi/