Një tjetër bashkëpunim interesant do të vijë brenda pak javësh në estradë.
Bëhet fjalë për këngëtarët Blero dhe Albulena Ukaj, të cilët kanë përfunduar punën për këngën e tyre më të re, të titulluar “Mbylli sytë”.
Dyshja për Telegrafin kanë zbuluar se kënga e re do të jetë baladë ritmike, e cila trajton temën e dashurisë.
Kënga është punuar nga Prygo, në studion e këngëtarit Blero, i cili njëherit ka shkruar edhe vargjet e tekstit.
Telegrafi ka siguruar disa imazhe ekskluzive nga prapaskenat e xhirimeve, në të cilin dyshja do të shfaqen mjaft me stil.
Projekti “Mbylli sytë”, do të jetë i gatshëm për publikut brenda pak javëve. /Telegrafi/