Site icon Telegrafi

“Mbyllet Zyrja për gjithçka” (Foto)

Seriali i mirënjohur kosovar, “Zyre për gjithçka” këtë javë do të përfundoj së transmetuari.

Kështu të paktën ka bërë të ditur aktorja Teuta Krasniqi, përmes një postimi të mesazhi në llogarinë e saj në Instagram, transmeton Telegrafi.

“Xhirime…episodi i fundit për këtë sezon. Ju dua”, ka shkruar Teuta përbri një fotoje që është shkrepur gjatë xhirimeve të serialit, ku shihet përkrah Ilir Prapashticës, i njohur më mirë me nofkat Longari (te seriali Familja Moderne), përkatësisht Xhaviti (Zyre për gjithçka).

Megjithëse se aktorja thotë se ky është episodi i fundit për këtë sezon, menaxhementi i RTK-së nuk ka konfirmuar nëse do të vazhdoj seriali edhe me një sezon tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version