Mbrëmja e 28 shkurtit kur do të shpallen fituesit e çmimeve “Oscar” është shumë afër.
Filmi “Shok” që bëri historinë e filmit kosovar duke dërguar Kosovën për herë të parë në Akademinë “Oscar”, është shfaqur mbrëmë në sallën e kësaj akademie.
Votimi për të gjitha kategoritë tashmë është mbyllur dhe emrat e fituesve janë në zarf, transmeton Telegrafi.
Filmi që trajton ngjarje të ndodhur në Kosovë gjatë periudhës së luftës është njëri nga pretendentë kryesorë në kategorinë “Short Film Live Action”.
“Filmi “Shok” mund ti shokojë të gjithë” – shkruan Deadline, faqe e famshme në internet e cila pasi ka analizuar sinopsiset e filmave ka ardhur në përfundim që filmi me regji të Jamie Donoughue do të shokojë me triumfin e tij./Telegrafi/