Site icon Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë me rrebesh golash: Ronaldo shënon dy herë, Messi e Marquinhos nga një gol

Pjesa e parë mes PSG-së dhe yjeve të klubeve saudite Al Hilal dhe Al Nassr është mbyllur në barazim 2-2.

Ndeshja nisi me gol, kur Lionel Messi gjeti rrjetën që në minutën e tretë të takimit pas asistimit të Neymar.

Ndeshja u barazua në minutën e 33-të, ku Cristiano Ronaldo u ndalua në mënyrë të palejuar nga Keylor Navas për të fituar penallti.

Nga pika e bardhë ishte portugezi që me lehtësi shënoi për 1-1.

Në minutën e 39-të ishte Juan Bernat që u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të palejuar.

Por PSG kaloi në epërsi sërish me Marquinhos në minutën e 43-të pas asistimit të Kylian Mbappe.

Por Ronado nuk u ndal dhe shënoi sërish në minutën e gjashtë të kohës shtesë të pjesës së parë për të barazuar shifrat në 2-2.  /Telegrafi/

Exit mobile version